Sheikët e Newcastle hapin thesin. Zyrtarizojnë goditjen e madhe në merkato

Kush kishte dyshime se Sheikët e Newcastle, pronarët e rinj të klubit të Premier League nuk do të shpenzonin, janë përgënjeshtruar sot. Në fakt, ata blenë një sulmues ditë më parë por nuk ishte një emër shumë i njohur jashtë Anglisë ndërsa sot ata goditën në shenjë me Bruno Guimarares.
Mesfushori brazilian që po shkëlqen në Ligue 1 me Lyonin do të jetë goditja e madhe në mesfushë e Newcastle të cilët kanë paguar menjëherë 42.5 mln Euro për kartonin e lojtarit dhe me bonuse ky transferim do të arrijë në 50 mln Euro.

Një shifër rekord për klubin anglez por tani me PIF nga pas në mbështetje do të ketë shumë te tilla në të ardhmen.
Ndërkohë për Lyonin nga ana tjetër ky operacion është i treti më i shtrenjti në historinë e klubit dhe ky buxhet kompenson mungesën këtë vit të ekipit në Champions League./Ora News/.

