Sfida Shqipëri-Serbi/ Himaduna: Nuk besoj se do ndodhë diçka, do jetë ndeshje korrekte
Koordinatori, Pleurat Himaduna i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se sfida mes Shqipërisë dhe Serbisë që do luhet të shtunën në Tiranë do jetë një ndeshje korrekte.
Himaduna: Ka për të qenë një ndeshje korrekte.
Besoj shumë korrekte.
Sepse është edhe ndikimi Evropian, ndikimi i situatës, i marrjes së masave.
Raportet mes Shqipërisë dhe Serbisë janë mjaft korrekte.
Besoj se nuk ka për të pasur ndonjë incident.
Tani është ngrit edhe civilizimi i lojtarëve, i emocioneve.
Absolutisht nuk mendoj se ka për të ndodhur incident.
Unë nuk besoj se mundet me ndodh diçka.
Populli shqiptar e përcjell ligën italiane, i don lojtarët e Serbisë si Vlahovicin që luajnë në kampioantin Italian.
Gjysma e ekipit është në kampionatin Italian.

