Sfida e parë e Arapit me Teutën: Pak kohë për përgatitje, Vllaznia ekip i rrezikshëm

Sfida e parë e Arapit me Teutën: Pak kohë për

Renato Arapi do të debutojë në krye të Teutës këtë të Premte. Ekipi durrsak ndryshoi timonier pas dorëheqjes së Edi Martinit dhe për trajnerin e ri, ish futbollistin Arapi skuadra ka nevojë për më shumë kohë që të kuptojë idetë e tij. Gjjithsesi trajneri i Teutës shfaqet optimist për debutimin e tij në sfidën me Vllazninë.

“Jam shumë i kënaqur që ekipi ka pasur dëshirë dhe entuziazëm. Ne jemi munduar që të ndryshojmë pak gjëra dhe ekipi ka reaguar shumë mirë, edhe pse është e vështirë që në një kohë kaq të shkurtër skuadra t’i thithë ato që kërkojmë ne. Ndryshimet e mëdha nuk është se mund t’i bëjnë mirë ekipit. Jemi munduar të kemi një skuadër të ekuilibruar dhe e kam thënë dhe kur kam qenë lojtar, nuk është faji i mbrojtjes kur pësojmë apo kur sulmojmë nuk janë vetëm sulmuesit. Do të mundohemi që të bëjmë një lojë grupi sa më të mirë”.

Arapi deklaroi se ndeshja me Vllazninë do të jetë shumë e fortë pasi shkodranët janë ekipi më në formë dhe shumë i rrezikshëm në Superiore.

“Vllaznia është një nga ekipet më të mira të momentit.  Edicionin e shkuar ka qenë një skuadër më e rrezikshme, megjithatë afrimet që ka bërë këtë vit janë duke bërë paraqitje të mira. Kemi dy mungesa, Aleksin, që është një nga lojtarët kryesorë të ekipit, dhe Todorovskin, por kemi një grup lojtarësh shumë të mirë, kushdo që do të aktivizohet ka aftësitë të zëvendësojë çdo lojtar në çdo pozicion. Ndryshimet janë të vështira, aq më tepër në një kohë kaq të shkurtër, Edhe kur kam qenë futbollist në çdo ndeshje kam hyrë për të fituar, pavarësisht çfarë sjell fusha e lojës. Me të njëjtin mentalitet do të futem dhe si trajner”, përfundoi trajneri i ri Renato Arapi./Ora News/.

EMISIONET