Seria A, Manaj sërish zëvendësues, Spezia humbet. Fiton Empoli i shqiptarëve (Video)

Në Serinë A u luajtën 3 ndeshje në mesditë ku spikati fitorja e Fiorentinës. Ekipi vjollcë rigjen fitoren pasi u mund nga Lazio në mesjavë teksa binsi në suksesin 3-0 në shtëpi ndaj Spezias ku aktivizohet Rey Manaj.
Në fakt sulmuesi shqiptar për të disatën ndeshje futet në vijim të ndeshjes dhe u fut kur rezultati ishte 2-0 për vendasit e nuk mund të bënte gjë në fushë. Sfida u vendos nga Vlahoviç me një tripletë.
Empoli i shqiptarëve fitoi në një ndeshje impresionuese 2-1 në transertën me Sassuolon, kjo e fundit mundi Juventusin në fundjavë.
Në fakt në këtë ndeshje, trajneri Andreazzoli la pushim Ismajlin dhe Bajramin teksa aktivizoi në minutën e 80’, Kristjan Asllanin ndërsa sfida u mbyll 2-1 pikërisht me fitoren e miqve.
Në ndeshjen e tretë, Genoa barazoi pa gola me Venezian/Ora News/.

