Seria A, Interi frenohet nga Sampdoria, vetëm barazim 2-2 për Inzaghin

Seria A, Interi frenohet nga Sampdoria, vetëm barazim 2-2 për Inzaghin

Ndalesa e parë për Interin vjen në transfertë.

Zikaltërit e Simone Inzaghit nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 në fushën e Sampdorias, një transfertë gjithmonë e vështirë për Interin ku edhe vitin e kaluar kur u shpallën kampionë u mundën me Conten në stol.

Një super gol i Dimarcos në 18' hapi serinë e golave teksa në 33' ishte Yoshida që barazoi për vendasit.

Ende pa mbaruar pjesa e parë, Lautaro kaloi në avantazh sërish Interin por në pjesën e dytë, në 47' ishte Augelli që barazoi 2-2, për ta mbyllur me kêtë rezultat sfidën.

EMISIONET