Sanchez nuk jep garanci, Inter kërkon një tjetër sulmues pas firmës me Correan

Sanchez nuk jep garanci, Inter kërkon një tjetër sulmues pas

El Tucu Correa ka mbyllur testet mjekësore dhe formalisht është një lojtar i Interit. Zikaltërit mbyllën transferimin e argjentinasit në huazim me të drejte blerjeje 31 mln Euro duke e çuar në 4 numrin e sulmuesve për Inzaghin. Dzeko dhe Correa i bashkohen Lautaro Martinez dhe Alexis Sanchez në këtë repart por pikërisht ky i fundit ka shqetësuar drejtuesit e Interit.

Sulmuesi kilian ka probleme të shpeshta fizike dhe nuk jep garanci për një sezon të rregullt duke parë edhe ndeshjet me kombëtaren, ndaj dhe po mendohet një goditje tjetër në minutat e fundit në sulm, shkruan Ora News.

Zikaltërit kanë të riun Satriano në skuadër që ka impresionuar gjatë verës por ka oferta për huazim dhe nëse ndodhë, Marotta mund të hidhet në sulm për Gianluca Scamaccan i cili nuk do të qëndrojë te Sassuolo pasi ka edhe oferta të tjera.

Gjithsesi, Interi ka vetëm një mënyrë për të bërë goditje, huazim me të drejtë blerjeje dhe me këtë formë mund të afrohet Scamacca e nuk përjashtohet as një afrim në mesfushë e Nandez, gjithmonë në huazim nga Cagliari.

EMISIONET