Saka dhe Calafiori në dyshim për Liverpoolin, sa shumë telashe për Artetën

Saka dhe Calafiori në dyshim për Liverpoolin, sa shumë telashe

Arsenali vazhdon përgatitjet për ndeshjen ndaj Liverpoolit, në kuadër të xhiros së nëntë të Premier League-s.

Për këtë ndeshje, “Topçinjtë” e dinë tashmë se do të jenë pa kapitenin Martin Odegaardin (kavilje e përdredhur) dhe Ëilliam Saliban (i pezulluar).

Ndërsa për Bukayo Saka, Jurrien Timber dhe Riccardo Calafiori, Mikel Arteta, trajneri i londinezëve, nuk e përjashton mundësinë që ata të jenë të pranishëm në ndeshjen e së dielës, por e konsideron situatën “shumë të pasigurt”:

“Do të bëjmë çmos që të kemi ata janë të disponueshëm disi, por është shumë, shumë e pasigurt.”

Mbrojtësi italian ka ndrydhur gjurin, kështu që pritet të mungojë në duelin me të kuqtë, duke iu bashkuar Odegaardit.

“Calafiori duhet të bëjë më shumë teste. Dje bëri disa, sot (të premten) do të bëjë disa të tjera. Herën e fundit menduam se ishte shumë serioze, por dy ditë më vonë luajti.

Saka tashmë është stërvitur pak në fushë. Nëse do të jetë në fushë të dielën, është një pyetje tjetër. Të shohim”, tha trajneri spanjoll, duke treguar gjithashtu se të dy lojtarët do të mungojnë në stërvitjen e kësaj të premteje.

Nga ana tjetër, Timber ishte i përfshirë në stërvitjen e ekipit, pavarësisht se ishte ende në proces rikuperimi: «Ishte seanca e parë në të cilën ai mundi të merrte pjesë.”

Arsenali dhe Liverpooli do të përballen të dielën e ardhshme, në orën 16:30.

EMISIONET