Sadikaj: Surpriza e vetme në këtë kampionat ishte mungesa e skuadrave ‘yje’
I ftuar në emisionin “Sport Magazinë”, në Ora Neës, gazetari Petrik Sadikaj, është shprehur se të gjithë skuadrat e mëdha që pritej të “shpërthenin” në këtë kampionat u eleminuan.
Sipas tij surpriza e vetme në këtë kampionat ishte mungesa e skuadrave ‘yje’.
"Është interesante se të gjitha skuadrat që ishin me yje që priteshin të shpërthenin në këtë kampionat, asnjëra prej këtyre skuadrave nuk…Kemi një Itali që nuk është se ka ndonjë yll, është një skuadër e cila pret të shpërthejë Ciro Immobile, apo Lorenzo Insigne, dhe akoma nuk kanë treguar që janë në nivelin e Ronaldos apo në pritshmëritë e Mbappes. Nëse ka një surprizë është mungesa e yjeve në kampionatin evropian."


