Ryan Giggs dhunues sistematik. Zbardhet dëshmia e frikshme e ish të fejuarës

Ryan Giggs dhunues sistematik. Zbardhet dëshmia e frikshme e ish të

Dalin në skenë detaje të reja rreth dhunës që Ryan Giggs ka ushtruar ndaj ish-parnteres Kate Greville. Ish-mesfushori dhe trajneri i Uellsit, karriera të të cilit në fushë nuk ka asnjë krahasim me jetën private, është aktualisht në një proces gjyqësor ku 38-vjeçarja e akuzon duke theksuar përpara gjykatësit se ai e ka dhunuar vazhdimisht duke e goditur edhe me kokë dhe më pas i ka dërgua mesazhe ku i shkruante:

“Jam çmendur tërësisht. Jam i frikësuar nga vetja ime dhe nuk mund të bëj asgjë”.

Ryan Giggs dhunues sistematik. Zbardhet dëshmia e frikshme e ish të

Sipas akuzës, Giggs e sulmoi fizikisht për herë të fundit të fejuarën kur ajo i tha se do ta braktiste dhe ngjarja ndodhi gjatë momentit kur ajo po bënte gati valixhet.

Ai tentoi gjithashtu ta shantazhonte ish të fejuarën me foto intime të cilat ua dërgoi miqve dhe kolegëve të saj të punës, ndërsa në tentativë për ta shkëputur nga motra Emma që i doli në mbrojtje, ai goditi edhe këtë të fundit në nofull.  

Ryan Giggs dhunues sistematik. Zbardhet dëshmia e frikshme e ish të

Giggs akuzohet se ka mbajtur me forcë Kate midis dhjetorit 2017 dhe nëntorit 2020 gjatë "një cikli të pafund abuzimi emocional dhe fizik".

Ndërkohë, gjykata nuk ka pranuar si dëshmitarë në mbrojtje të tij ish-trajnerin Alex Ferguson dhe ish-shokun e skuadrës Gary Neville me motivacionin që kët bëhet fjalë për sjelljen e tij jashtë dhe jo brenda fushës së blertë.

EMISIONET