Rubin Hebaj befason me zgjedhjen, sulmuesi shkodran i bashkohet Sogdianës, ekipi i katërt në dy vite

Rubin Hebaj befason me zgjedhjen, sulmuesi shkodran i bashkohet Sogdianës,

Rubin Hebaj vazhdon të surprizojë me lëvizjet e tij në merkato.

Sulmuesi shkodran është prezantuar zyrtarisht si lojtari më i ri i Sogdianës, duke vijuar një seri transferimesh të shpejta që e kanë çuar në katër ekipe të ndryshme në më pak se dy vite.

Pas një periudhe në Uzbekistan me skuadrën e Nasaf Qarshi, Hebaj ka firmosur me Sogdianën një kontratë që e mban të lidhur me klubin deri në fund të vitit 2026.

Ky hap i ri vjen pas një kalimi të vrullshëm nëpër ekipe të ndryshme si Al Orobah në Arabinë Saudite, CS Sfaksien në Tunizi, dhe më pas rikthimi në Uzbekistan.

Karriera e 26-vjeçarit ka qenë e pasur në lëvizje, por edhe me trofe të rëndësishëm.

Ai është rritur te Vllaznia, ndërsa në Superligën shqiptare ka lënë gjurmë duke u shpallur kampion si me Partizanin ashtu edhe me Teutën.

Pavarësisht ndryshimeve të shpeshta, Hebaj vijon të mbetet një emër i njohur në futbollin shqiptar dhe ndërkombëtar, duke treguar se ambicia e tij për të provuar veten në nivele të ndryshme nuk ka të ndalur.

Rubin Hebaj befason me zgjedhjen, sulmuesi shkodran i bashkohet Sogdianës,

EMISIONET