Rrezikon Play Off-in, tifozeria e Këlcyrës shpërthen ndaj drejtuesve: "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo "

Ekipi i futbollit i Këlcyrës rrezikon të bjerë nga kategoria e dytë për shkak të rezultateve të dobëta. Tifozeria e kësaj skuadre në një reagim në faqen e tyre zyrtare në facebook KF Kelcyra 1981 akuzojnë drejtuesit për gjendjen e krijuar.
Sipas tyre, ata e kanë parë ekipin si pronë private dhe kanë punuar në menyrat më të keqija për të shkatërruar një ekip që mbahet nga taksapaguesit e Bashkise Këlcyrë.
Reagimi i plotë
Ne fillim te sezonit shprehem mendimin tone duke thene se ky ekip rrezikonte renien nga kategoria me ate cfare pasqyronte ne fushe. Por drejtuesit shpreheshin se do te renditemi ne pese vendet e para duke akuzuar se ishim kundra ekipit. Dhe ja ku erdhi momenti per te diskutuar kete teme serish. Cfare do te diskutojme, gjendjen ku e kane katandisur ? Apo skenat me sherifa ku nuk kane uniforma per te luajtur, sic ndodhi dje ? Estrada nuk mbyllet me kaq dhe me e keqja eshte se aty pretendojne te marrin rezultate duke mos u stervitur asnje dite te javes. Por e kane gjetur zgjidhjen, shkojne e lypin dere me dere per ndonje pike ne ata pak miq qe ju kane ngelur , si ishte rasti i fundit me Devollin. Ndeshja e djeshme ishte reklama me e mire e gjithe sezonit. Dhe kjo nuk eshte faji aspak i futbollisteve, sepse shumica e tyre luajne me gjak sepse e ndjen ate fanelle. Nuk eshte as faji i pushtetit lokal, se dhe ky i fundit e ka mbeshtetur me shume se kur do here me fonde dhe duke u kaluar rrogat ne cdo fillim muaji rregullisht. Faji eshte i atyre qe jane ul ne ate pankine dhe flasin dhe bejne veprime ne emer te Kelcyres duke perdorur ekipin dhe emrin e tij ne menyrat me te keqija te mundshme. Gjate gjithe kesaj kohe e kane pare ekipin si prone private dhe kane punuar ne menyrat me te keqija per ta shkaterruar por harrojne se ai ekip eshte i te gjithe takspaguesve te Bashkise Kelcyre ! Po cfare do te presesh nga keta sharlatane ku gjoja bejne reklame se kane ngritur ekipet e moshave dhe ne fund te muajit i ndjekin femijet nga fusha po nuk paguan 5 mije lekshin! E gjitha kjo permblidhet me titullin e famshem "SHKELQIMI DHE RENIA E SHOKUT ZYLO " nga i madhi Dritero Agolli !


