Rrëfimi i Haaland: Dua të kem lopë dhe fermë. Ja kush ma ka “nxirë” në fushë

Erling Haaland po rikuperohet nga një tjetër dëmtim që e ka ndaluar te zbresë në fushë. Edhe pse tani ështe një javë pa futboll, lojtari ka dhënë një intervistë ku ka zbuluar disa sekrete ku njëri prej tyre është i rivalit më të frikshëm që ai është përballur dhe ia ka “nxirë” në fushë.
Në deklaratat e tij për rrjetin ESPN, sulmuesi i Dortmundit ka thënë edhe disa gjëra të tjera interesante për futbollin dhe ekipet e tij favorite për Championsin.
Fama: "Ndonjëherë jam pak i çmendur, por tani me një limin sepse njerëzit kanë një mendim për gjithçka që unë bëj. Dhe unë duhet të jem pak i kujdesshëm me gjërat që bëj, me gjërat që vesh. Në thelb me gjithçka që bëj në jetë. Kur ka një aparat fotografik, duhet të jesh pak i kujdesshëm. Ky është një kufizim."
Shembulli: "Kur bëhet fjalë për kërkimin e hapësirës, Jamie Vardy është një nga më të mirët në botë. Unë kam parë shumë aspekte të lojës së tij."
Motivimi: "Para së gjithash, dua të fitoj. Gjithmonë. E urrej humbjen, është gjëja më e keqe që ekziston."
Planet pas karrierës: "Do të doja të kisha një fermë të vogël. Nuk e di ku, por jam i sigurt që do të kem kafshë. Disa lopë me siguri."
Kundërshtari më i vështirë: "Van Dijk është vërtet i mirë. E dini sa i madh, i fortë dhe i shpejtë është. Leximi i tij i ndeshjeve është gjithashtu një çmenduri. Nuk mendoj se kam fituar ndonjë duel kundër tij. Në nivel ekipi, kurrë nuk kam fituar kundër Bayern Munichut, kështu që mendoj se duhet t'i përmend ata. Mendoj se i kam luajtur gjashtë herë dhe kam humbur çdo ndeshje."
Favoritët për të fituar Champions League: "Man. City, PSG ose Real Madrid. Një nga ata tre"./Ora News./

