Rraklli kritikon Sylvinhon: Nëse vazhdohet me këtë mënyrë loje, edhe me Serbinë s'do kemi rezultat pozitiv

Ish-futbollisti i Kombëtares, Altin Rraklli në një lidhje ‘’Skype’’ në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se nëse Sylvinho do vazhdojë me këtë mënyrë loje, atëherë Kombëtarja edhe në ndeshjen ndaj Serbisë nuk do ketë rezultat pozitiv.

Rraklli: Qasja e Kombëtares në kampionatin europian edhe çfarë u zhvillua më mbrapa, them që ajo mënyrë loje, të njëjtit lojtarë e mbaruan detyrën e vet dhe kishte ardhur koha për disa ndryshime.

Të paktën disa, 3-4 pozicione.

Ka ardhur koha e disa zëvendësimeve, një energjie të re, një energjie më potenciale më fizike.

Kualifikimi në një europain është paksa më i lehtë se kualifikimi në një botëror.

Serbia me Anglinë janë pak a shumë skuadra të një niveli.

Tek Anglia pashë 10 lojtarë të ngathët në fushë dhe ne ishte fatkeqësi e madhe që nuk e shfytëzuam në favorin tonë këtë gjë.

U fut Broja dhe pavarësisht se nuk është në 100% e vet, ndryshoi diçka.

Pra rrezikoi dy herë, i dha një tjetër frymë skuadrës.

Anglia ishte copë copë, Anglia më e dobët që kam parë këto vite.

Është detyra e trajnerit që të ndërtojë diçka tjetër se çka ka bërë deri tani sepse me atë mënyrë lojë e pamë edhe në Nations League se nuk bën asgjë.

Unë them se nëse do vazhdojë me këtë mënyrë loje atëherë edhe me Serbinë nuk do kemi rezultate pozitive.

 

EMISIONET