Ronaldon e “tradhtoi” keq trajneri i Portugalisë, votoi edhe ai për Messin në çmimet e FIFA-s

Lionel Messi e forcoi statusin e tij si futbollisti më i madh në këtë sport duke fituar çmimin e lojtarit më të mirë të FIFA-s për vitin 2023 të hënën.
Argjentinasi mposhti konkurrencën e Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, duke siguruar çmimin për të dytin vit radhazi. Messi tani është bërë lojtari me më shumë fitime të çmimit prestigjioz.
Një nga votimet që ka shkaktuar më shumë bujë ka qenë ai i Roberto Martinez, trajnerit të Portugalisë.
Martinez ka befasuar shumë me zgjedhjet e tij. Pavarësisht se është trajneri i Cristiano Ronaldos te Portugalia, 50-vjeçari injoroi yllin portugez.
Ai zgjodhi shokun e skuadrës së Ronaldos në Al-Nassr, Marcelo Brozovic në vendin e parë, i ndjekur nga mesfushori portugez Bernardo Silva si zgjedhja e tij e dytë.
Veçanërisht, Martinez zgjodhi në mënyrë të diskutueshme rivalin më të madh të Cristianos, Lionel Messi, në vendin e tretë, sipas TCR.



