Ronaldo po thyen rekorde, kampionati evropian në fazën më interesante
I ftuar në emisionin “Sport Magazinë” Përparim Daiu, është shprehur se futbollisti evropian Kristiano është një kampion që po thyen rekordet.
Në lidhje me kampionatin evropian, Daiu është shprehur se kampionati evropian është në fazë mjaft interesante.
"Kristiano është një kampion që po thyen rekordet. Shpresoj që edhe në ndeshjen me Belgjikën ta thyejë këtë rekord, si golshënuesi më i mirë në përfaqësueset në rang botëror.
Ndeshjet e ardhshme kanë eliminimin brenda, janë ndeshje që çdo skuadër do të shfaqë të gjithë arsenalin, të gjithë energjitë për t’u kualifikuar. Specifika e eleminimit ka trysninë brenda që nuk lejon të gabosh. Kampionati evropian tani është në fazë mjaft interesante."


