Ronaldo: Nuk e kam tradhtuar Portugalinë por ka ardhur momenti të zgjohem nga gjumi i ëmbël

Pankina, hyrja në fushë gjatë një momenti delikat dhe më pas eleminimi dhe dalja nga fusha mes lotëve. Cristinao Ronaldo e mbylli kështu kapitullin e Kupës së Botës në karrierën e tij, një trofe që nuk e ka fituar asnjëherë dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë mundësi ta fitojë kurrë me fanellën e kombëtares. Nëpërmjet një mesazhi të gjatë rreth 24 orë pas eleminimit, ai shkruan:
“Fitorja e një botërori me Portugalinë ishte ëndrra dhe ambicja më e madhe në karrierën time. Për fat të mirë kam fituar shumë tituj, edhe për Portugalinë por botërori ishte ëndrra ime më e madhe. Kam luftuar shumë për këtë. Gjatë 5 pjesëmarrjeve në 5 Kupa Bote kam luajtur përkrah emrave të mëdhenj i mbështetir nga miliona portugezë dhe kam dhënë përherë maksimumin.
Kam dhënë gjithçka në fushë dhe nuk e kam tërhequr asnjëherë këmbën pas e as nuk kam hequr dorë për asnjë moment nga ajo ëndërr. Për fat të keq, dje ëndrra mori fund. Nuk dua të reagoj me emocione por të gjithë duhet të dini se shumë nga ato që janë thënë janë shpifje sepse dedikimi im për Portugalinë nuk ka ndyshuar asnjëherë.
Jam një njeri që kam luftuar për objektivin e përbashkët dhe nuk i kam kthyer krahët askujt, asnjëherë. Për tani nuk ka shumë për të thënë, faleminderit Portugali, faleminderit Katar. Ëndrra ishte e bukur për aq sa zgjati. Tani ka ardhur momenti që të bëhem një këshilltar i mirë dhe të lejoj dikë tjetër të nxjerrë përfundimet e tij”.

