Ronaldo e konsideron veten të larguar nga Juve, në skenë futet edhe Man. City

Ronaldo e konsideron veten të larguar nga Juve, në skenë futet

Nuk ndalen zërat e merkatos rreth Cristiano Ronaldos. Pas familjes Al Thani që e shikojnë portugezin bashkë me Messin te Paris Saint Germain, lajmet e fundit raportojnë një afrim të përfaqësuesve të lojtarit me drejtuesit e Man. City, shkruan Ora News.

Jorge Mendes, i famshmi agjent i cili po merret personalisht me këtë çështje, mësohet se ka patur takim me drejtues të Man. City, edhe këta drejtohen nga Sheikë të cilët do të përgjigjeshin ndaj goditjes së PSG-së me Messin duke afruar Cristiano Ronaldon.

Madje sipas “L’Equipe” që citon burime nga përfaqësues të portugezit, Ronaldo e shikon veten te Man. City këtë sezon dhe ditët e ardhshme ky operacion pritet të finalizohet. Te Juventusi nuk kanë asnjë pengesë, madje prej kohësh presin ofertën e duhur për t’u çliruar nga paga e rëndë e lojtarit, 30 mln euro neto e 70 mln Euro bruto dhe largimi i tij do të ishte i mirëpritur.

Goditja Ronaldo nga Man. City do të kishte një vijë logjike pasi Guardiola nuk po merr Harry Kane dhe duke dëshiruar një lojtar goli, ja ku vjen në skenë emri i Ronaldos.

Paga për lojtarin nuk do të ishte problem por përshtatja e një lojtari si Ronaldo me skemat e Guardiolës duket e vështirë por që gjithsesi ditët e fundit të merkatos pritet të jenë të zjarrta.

EMISIONET