Rodrygo: Pak hapësirë te Real Madrid? Arsenali te dera…

Pasi ishte subjekt i thashethemeve për transferime për pjesën më të madhe të verës, Rodrygo ka mbetur te Real Madridi.
Anësori brazilian foli së fundmi për kohën e tij të kufizuar të lojës me Madridin: "Nuk luaj shumë? Nuk ka shumë që mund të bëj... thjesht punoj shumë në çdo seancë stërvitore".
Dhe, sipas raportimeve në Brazil, ka një ekip të gatshëm t'i japë Rodrygos kohë loje: Arsenali. "Topçinjtë" po monitorojnë nga afër zhvillimet në situatën e anësorit me Real Madridin, madje janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë euro për ta marrë atë në Londër.

