Rocco Vata, jo Shqipërisë/ Birja: Është morale që të vazhdosh në hapat e babait

Futbollisti dhe analisti sportiv, Kadri Birja në një intervistë në emisionin ‘’Sport Focus’’ në Ora News foli për ftesën që Irlanda i ka bërë Rocco Vatës i cili është djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vata.

Birja: Unë nuk hyj tek ajo pjesa jo tradhtar jo pse zgjodhi atë.

Kush është pranë futbollit e kupton pse është zgjedhja e Irlandës, pasi është më afër futbollit botëror dhe besoj se e ka zgjedhur për karrierën e vet.

Mua një gjë nuk më pëlqen sepse nëse babai im do ishte kapiten i kombëtares në vitet që ka kaluar dhe unë të mos e kem zgjedhje të parë Shqipërisë, mendoj se këtu çedon pak.

Është patjetër edhe morale që të vazhdosh në hapat e babait.

EMISIONET