Rinovimi me Lazion ka ngecur, Felipe Anderson drejt kalimit te Juventusi

Rinovimi me Lazion ka ngecur, Felipe Anderson drejt kalimit te Juventusi

Felipe Anderson është gjithnjë e më pranë kalimit te Juventus, me “fantazistin” që prej disa muajsh tashmë nuk po arrin dot një marrëveshje me “Shqiponjat” e Lazio, për rinovimin e kontratës duke i hapur rrugë kështu një transferimi te “Zonja e Vjetër”.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italian, “ylli” brazilian i ka kërkuar rekordmenëve të Serie A, një kontratë 4-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 4 milionë euro në sezon.

Kërkesë kjo e tepruar për Drejtorin Sportiv të “Zonjës së Vjetër”, Cristiano Guintoli, por edhe drejtues të tjerë, në organikën e “Bardhezinjve”.

Megjithatë në mediat italiane raportojnë se kjo nuk i pengon “gjigantët” e futbollit italian për të arritur një marrëveshje me futbollistin brazilian.

EMISIONET