Rikthehet “Triathlon”, ja rrugët ku do të kufizohet SOT qarkullimi i automjeteve në kryeqytet

Rikthehet “Triathlon”, ja rrugët ku do të kufizohet SOT

Qindra sportistë, profesionistë ose jo, do të garojnë sot në garën “Triathlopn” përgjatë një itinerari të mirëpërcaktuar nga bashkia e Tiranës, në harmoni me natyrën e Liqenit të Farkës, duke promovuar njëkohësisht edhe vlerat turistike të kësaj zone.

Gara “Triathlon, e kthyer tashmë në një traditë bashkon tre disiplinat sportive më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm, vrap.

Me qëllim, mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Triathlon” në Parkun Helen, bashkia e Tiranës, në bashkëpunim dhe me Policinë e Shtetit, kanë hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të garës.

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Triathlon”, në parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, më 21 shtator do të jetë nga ora 08:00 deri në orën 13:00 (montimet fillojnë më datë 19-20 Shtator 2025 dhe çmontimet do të bëhen direkt mbas përfundimit të aktivitetit), sipas segmenteve rrugore si më poshtë:

Rruga e “Tuneleve”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Daxhir deri te kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit)

Rruga “Daxhit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Shaqir Palushi”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën e “Vrapëve”)

Rruga -Diga e Liqenit”,(duke filluar nga kryqëzimi rruga “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Diga e Liqienit”)

Rruga “Panorama e Liqenit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”)

Rruga interurbane kryesore (TEG-Ura Shkozë) • Blv Zhan D’Ark, Blv Gjergj Fishta, Blv. Bajram Curri (segmenti nga ura Shkozë-pallati me shigjeta).

Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të devijohet si më poshtë:

Linja Nr. 1/A “Selitë-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” dhe 1/13 “Kodra e Diellit 2-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” devijon në njërin drejtim në “Sheshin Willson” tjetri në qendër.

Linja Nr. 2 “Teg-Sauk i Vjetër-Kopshti Zoologjik-Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Willson”.

Linja Nr. 5 /A “Ish Kombinati i Autotraktorëve-Qendër” pezullohet përkohësisht.

Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit-Qendër-Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium-Teg” devijon te rrethrotullimi “Ekonomikut”

Linja Nr. “Qyteti Studenti-Jordan Misja” devijon në qendër

Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri-Qendër-Ish Fusha e Aviacionit” pezullohet përkohësisht.

Sipas bashkisë, linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te rrethrrotullimi i “Fabrikës së bukës” dhe në qendër. – Linja Nr. 14 “Unaza” pezullollet përkohësisht.

Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë itinerarët e mësipërm.

EMISIONET