Revolucion te PSG, Mbappe nuk rinovon dhe del në shitje

Revolucion te PSG, Mbappe nuk rinovon dhe del në shitje
Kylian Mbappe nuk dëshiron të rinovojë përtej vitit 2024 me PSG dhe klubi parizien e ka nxjerrë në shitje për të mos rrezikuar që ta humbasë sulmuesin me parametra zero.

Sipas gazetës “L’Equipe”, Mbappe ka njoftuar klubin se nuk do ta përdorë mundësinë për të rinovuar edhe një sezon tjetër deri në 2025 ndërsa PSG ka marrë menjëherë vendimin për ta nxjerrë lojtarin në shitje pasi nuk dëshiron të përsëritet e njëjta situatë me verën e kaluar kur ai rinovoi në limite.

Mbappe ndiqet prej kohësh nga Florentino Perez te Real Madrid.   

EMISIONET