Reja nuk e grumbullon, gazetari 'ngacmon' Rrocën: Mbase nuk të ftojnë se në Turqi të njohin si Rroka

Gjatë një interviste për Ora News në emisionin “Sport Magazine” me moderatorin Drilon Xhepollari mesfushori shqiptar i Istanbulsor, Rroca tha se me të dhe grupin nuk ka kontaktuar asnjë nga FSHF.

Rroca: Në ndeshjen që u aktivizova dhe që ishte dhe debutimi im në superligë shënova dhe gol e fituam ndeshjen dhe u lumturuam pa masë. Mua personalisht dhe grupin nuk na ka kontaktuar asnjë nga FSHF. Është viti i 3-të që jam duke luajtur në Turqi askush nuk më kontaktuar nga federata.

Ai u ngacmua nga gazetari lidhur me këtë fakt.

Xhepollari: A mos ndoshta ju ngatërrojnë emrin në Federatë se në Turqi ju thërrasin Rroka?

Rroca: Nuk e di këtë pjesë, më kape pak pa përgatit. Trajnerit mbase nuk i pëlqejnë mesfushorët me tipare sulmuese se thirren në kombëtare ato me tipare mbrojtëse. Mesa kam parë ndeshjet ka pak lojtarë me tipare sulmuese kur duam të bëjmë diçka në sulm nuk e kemi.

EMISIONET