“Rebusi” i Europës, bileta e fundit luhet në 3 qytete të ndryshme

Në Tiranë, Teuta do të luajë kundër Partizanit gjithashtu të etur për fitore dhe një humbje e mundshme do ta rrezikonte pozicionin e durrsakëve që nëse barazohen me pikë me Vllazninë dhe në këtë rast do të vendoste golavarazhi që për momentin Vllaznia e ka më pozitiv se të dyja skuadrat.
Ky skenar mund të ndodhë në rast humbjeje të Teutës, fitore për Lacin që pret Kastriotin dhe barazim për Vllazninë që udhëton në Ballsh. Në rast se vetëm Teuta dhe Laçi barazohen me pikë atëherë në Europë kalojnë kurbinasit pasi kanë fituar 4 ndeshjet direkte të këtij sezoni ndërsa edhe në përballjet direkte me shkodranët, skuadra e Edi Martinit është gjithashtu në disavantazh.
Në këtën mënyrë, durrsakët mbeten te mbrapa dhe në rast të një suksesit të Vllaznisë në Ballsh, situata bëhet shumë delikate dhe mundësitë për djemtë e detit do të ishin minimale. Nje fjalëkryq i vërtetë, sfidat e fundit në tre qytete të ndryshme do të caktojnë edhe klubin që do të përfitojë nga milionat e UEFA-s.

