Rebic ikën në Turqi, Milan arrin akordin me talentin amerikan të Valencias

Rebic ikën në Turqi, Milan arrin akordin me talentin amerikan të

Yunus Musah është shumë afër që të bëhet një lojtar i ri i Milanit. Shitja e Ante Rebic te Besiktas duket se ka zhbllokuar përfundimisht negociatat për mesfushorin amerikan.

Detajet përfundimtare ende mungojnë, por takimi i radhës mes kuqezinjve dhe drejtuesve të Valencias duhet të jetë vendimtar në mbylljen e marrëveshjes.

Tashmë në fillim të javës së ardhshme, 21-vjecari i cili ka nënshtetësi italiane, i rritur në Castelfranco Veneto, mund të jetë në Milano për vizitat mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës.

Ndërkohë, siç u përmend, është bërë gjithçka për transferimin në Turqi të Rebiç, tashmë jashtë projektit teknik dhe as i thirrur për turneun në SHBA. Kroati duhet të vendoset përgjithmonë me Besiktas dhe t’u thotë lamtumirë kuqezinjve pas 4 sezonesh dhe 29 gola në 123 ndeshje.

EMISIONET