Reali e merr veten pas El Clasicos, fiton me 3 penallti ndaj Celtas! (Video)

Reali e merr veten pas El Clasicos, fiton me 3 penallti ndaj Celtas! (Video)

Tri penallti, dy të realizuara, dopietë e Benzema dhe një e gabuar po prej frncezit.

Është kjo panorama e ndeshjes në “Badajoz” mes Celta Vigos dhe Real Madrid në një duel shumë të luftuar dhe me emocione.

Në Minutën e 19’ Benzema shndrron në gol një penallti të shkaktuar nga Nolito duke i dhënë avantazhin miqve.

Celta hidhet në sulm dhe në fund të kësaj pjese gjen dhe barazimin me Galhardo me portën pothuajse bosh por VAR e anulon. Gjithsesi në 50’ ishte Nolito që shënon duke vendosur barazpeshën por nuk zgjat shumë pasi sërish Reali mer një penallti në 64’ të shkaktuar nga Murillo por që Benzema e gabon.

Ende pa kaluar shumë minuta, në 70’ njjë tjetër penallti, kësaj radhe e diskutuar jepet për Realin dhe Benzema këtu nuk gabon për të shënuar dhe për të mbyllur ndeshjen 2-1. Një sukses që i jep qetësi pas humbjes në El Clasico./Ora News/.

EMISIONET