Real Madrid kalon Dortmundin dhe vazhdon për në gjysmëfinale ku i pret PSG

Real Madrid kalon Dortmundin dhe vazhdon për në gjysmëfinale ku i

SHBA – Reali i Madridit është skkuadra e fundit gjysmëfinaliste e Botërorit të Klubeve, pasi mundi lehtësisht 3-2 Borusian e Dortmundit në fazën çerekfinale.

Djaloshi i ri Garsia u shndërrua në lojtarin kyç të këtij kualifikimi falë dy goilave të shënuar në minutën e dhjetë dhe 20-të.

Me këto shifra dhe me shumë raste të tjera të humbura për madrilenët u mbyll pjesa e parë.

Edhe në të dytën e njëjta simfoni, dominimi i lojës dhe epërsia në çdo këndvështrim i dha shansin Xabi Alonsos të shlodhë dhe të testojë gjëra të reja me ekipin e tij të ri.

Dortmundi në kohën shtesë me Baier shënoi golin e nderit dhe atë të statistikave pasi gjermanët nuk kishin forcë të bënin asgjë më tepër përballë gjigandit spanjol, të cilët gjetën kohën edhe për golin e tretë.

Këtë herë me Mbappe i aktivizuar si zëvendësues në këtë ndeshje. Ndërdsa Gurasi me penalltinë e shndërruar në gol i çoi shifrat përfundimtare të ndeshjes në 3-2.

Në fazën tjetër gjysmëfinale Reali i Madridit do të përballet me Paris SG, i cili disa orë më pare eliminoi Bayernin e Mynihut.

EMISIONET