Rashford: Nuk kam asgjë të keqe për të thënë për Manchester Unitedin...

Rashford: Nuk kam asgjë të keqe për të thënë

SPANJE - Në prezantimin e tij si lojtar i Barcelonës, Marcus Rashford u pyet për Manchester United, ku gjërat nuk shkuan mirë sezonin e kaluar - veçanërisht pas mbërritjes së Ruben Amorim - dhe ai përfundoi duke u huazuar te Aston Villa në merkaton e dimrit.

Lojtari ndërkombëtar anglez, i cili iu bashkua katalanasve në huazim nga “Djajtë e Kuq”, shprehu mirënjohjen e tij për klubin që kishte përfaqësuar që nga rinia e tij, duke i uruar atyre suksese në të ardhmen. 

"Manchester United po kalon një periudhë ndryshimesh.

Nuk kam asgjë të keqe për të thënë për Manchester United. Ishte një pjesë e rëndësishme jo vetëm e jetës sime, por edhe e karrierës sime.

Jam mirënjohës për mundësinë, por futbolli është si jeta.

Ky është kapitulli im i radhës, jam i përqendruar, duke u përpjekur të përmirësohem dhe të ndihmoj ekipin. Nuk kam asgjë të keqe për të thënë për United.

U uroj vetëm më të mirën dhe shpresoj që të kenë sukses në të ardhmen. Jam gati për këtë përvojë", tha Rashford. 

EMISIONET