''Rashford nuk bëri diferencën me Balliun'', Hallaçi: Mbrojtja zonale që bëri Kombëtarja e vuri në vështirësi Anglinë

Trajneri i ekipit të Gramshit për vajza, Rrahman Hallaçi i ftuar në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se mbrojtja zonale që bëri Kombëtarja e vuri në vështirësi Anglinë.

Hallaçi: Strategjia që zgjodhi Sylvinho bëri mirë sepse po të luhej me presion lart mendoj se më pas do të vuash shumë.

Një Angli që prodhon futboll shumë të shpejtë sidomos me daljet nga krahët.

Shqipëria u soll mirë me Balliun dhe Alijin të cilët kishin dy lojtarë anësor shumë të shpejtë dhe nuk pashë Rashford që të bëntë diferencën me Balliun.

Madje disa herë ishte nervoz gjatë gjithë kohës dhe kur u zëvendësuar nuk i pëlqeu sepse nuk ia doli dot.

Foden donte të shkonte edhe në anësore por ishte pak e vështirë me Alijin.

Duke parë një mbrojtje zonale që bëri Kombëtarja mendoj se e vuri në vështirësi Anglinë.

 

EMISIONET