Raphinha nuk ka dyshime për Yamal: Mund të arrijë gjithçka që dëshiron, nuk ka limite

Raphinha, futbollisti i Barcelonës, ka folur me superlativa për Lamine Yamal, shokun e tij të skuadrës, duke vënë në dukje potencialin e jashtëzakonshëm të talentit spanjoll.
Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, braziliani deklaroi: “I them Lamine se gjithçka varet nga ai. Nuk ka limite, mund të arrijë kudo që dëshiron”.
28-vjeçari nga Porto Alegre theksoi se ka një lidhje të veçantë me Yamal dhe se i ka bërë të qarta pritshmëritë ndaj tij:
“Kam folur me të dhe ia kam shpjeguar shumë qartë. Varet vetëm nga ai. Ka cilësi, përkushtim dhe punon mirë. Ajo që bën në fushë e shohin të gjithë. Për mua, nuk ka limite. Nëse dëshiron të arrijë majat, do ta bëjë me lehtësi”.
Raphinha komentoi edhe sezonin e tij personal me fanellën blaugrana: “Nuk i prisja këto statistika. Ka qenë sezoni më i mirë i jetës sime”.


