RAPHINHA AFËR RIKTHIMIT/ Braziliani mund të aktivizohet në fundjavë
Pas pothuajse 1 muaji jashtë fushave te blerta për shkak të një dëmtimi, Rafinja është gati të rikthehet te Barcelona. Ai ka gjasa të aktivizohet në fundjavë, në sfidën për kampionatin kundër Celta Vigos.

Një lajm i mirë për Barcelonën! Mediat bëjnë me dije se sulmuesi Raphinha, është duke u rikuperuar me rimte të shpejta nga lëndimi i tij dhe mund të rikthehet në sfidën e fundjavës në La liga kundër Celta Vigos.
Braziliani nuk është paraqitur për Barçën që kur pësoi një dëmtim në kofshë të pasme kundër Real Oviedos në muajin shtator.
Dëshira e madhe për të ishte te merrte pjesë në El Classico kundër Real Madrid, por dëmtimi e penalizoi.
Edhe pse është e sigurt se Rafinja nuk do të aktivizohet në sfidën e së mërkurës së Ligës e Kampionëve kundër Club Brugge, ekziston një optimizëm në rritje midis kampit të Barçës se Raphinha mund të marrë lejen mjekësore për ndeshjen e fundit para pushimit ndërkombëtar kundër Celta Vigos.
Megjithatë, shanset e tij për të pasur minuta do të varen tërësisht nga duart e trajnerit Hansi Flick, i cili ka gjasa të mos e rrezikojë brazilianin nëse nuk është plotësisht në formë.
Raphinha iu bashkua Barçës 3 vite më parë, pas arritjes së një marrëveshje për transferimin e tij nga ekipi i Leeds.
Aktualisht, kartoni i tij në treg vlen 93.2 m euro. Krahas kontributit të tij te Barcelona, ai është një lojtar me peshë edhe për ekipin kombëtar, Brazilin.


