Rangnick nuk mund të drejtojë Man. United, trajneri gjerman duhet të presë!

Rangnick nuk mund të drejtojë Man. United, trajneri gjerman duhet

Ralf Rangnick duhej të ishte në stolin e Old Trafford këtë të enjte për sfidën me Arsenalin në Premier League, por tekniku gjerman nuk mund ta bëj ende një gjë të tillë dhe debutimi i tij të vonohet me disa ditë.

 

Sipas shtypit anglez, pasardhësi i Ole Gunnar Solskjaer nuk ka ende të gjitha vizat e nevojshme për t'u bashkuar me ekipin e ri në Britaninë e Madhe dhe për të ushtruar profesionin e tij.

Siç mësohet për shkak të formaliteteve klasike administrative lidhur me lejen e punës, por edhe kufizimeve të reja të shkaktuara nga Covid-19, Rangnick duhet të presë disa ditë, ndoshta edhe 10 ditë për të nisur aventurën e re me Man. United.

 

Forcimi i masave anticovid për shkak të variantit të ri Omicron duket se ka zgjatur edhe më tej proçedurat ndaj pritet që vetëm javën tjetër, trajneri gjerman të drejtojë nga stoli Ronaldo me shokët e tij në skuadrër./Ora News/.

EMISIONET