Raiola flirton me Juven për Pogba, Man. United e dërgon lojtarin në Dubai

Raiola flirton me Juven për Pogba, Man. United e dërgon lojtarin

Paul Pogba nuk do të luajë më futboll në vitin 2021. Për të paktën gjashtë javë, mesfushori francez i Manchester United do të jetë jashtë fushës derisa të rikuperohet nga një dëmtim muskulor i ndodhur gjatë stërvitjes me skuadrën franceze.

Pogba, megjithatë, nuk do të shërohet në vendin e tij dhe as nuk do të stërvitet në Angli: do ta bëjë këtë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Këtë e ka publikuar shtypi anglez, i cili ka zbuluar se Pogba ka udhëtuar me një trajner drejt Dubait për të parë evolucionin e tij fizik.

Ky ishte një vendim i drejtuesve për ta lënë të qetë lojtarin të rimarrë formën më të mirë dhe gjithashtu edhe si një trajtim i veçantë duke qenë se është në lojë e ardhmja e futbollistit.

Manchester United përfitoi nga forma më e mirë e Pogban në fillim të sezonit, kur francezi 28-vjeçar regjistroi deri në shtatë asiste për gola në katër ndeshjet e para të Premier League. Që atëherë, megjithatë, ai ka pasur ulje-ngritje që kulmuan me një karton të kuq të përjashtuar gjatë humbjes 5-0 ndaj Liverpool në Old Trafford.

Nga ana tjetër edhe pse ka shumë thashetheme që e vendosin Pogban në orbitën e Juventusit, agjenti Raiola ka hapur një derë për një transferim të tillë duke luajtur me shumë porta

"Të ëndrrosh është falas, të shohim nëse ëndrrat realizohen. Unë nuk mund t'i ndal ëndrrat e askujt, por dhjetori është muaji i duhur për të ëndërruar Krishtlindjet. ”, tha Raiola. Me fjalë të tilla Pogba mund të largohet falas verën tjetër dhe vetëm ardhja e mundshme e Zidane mund të ndryshojë mendjen e tij./Ora News/.

EMISIONET