PSG fikson çmimin për Kylian Mbappe, bëhet fjalë për një shifër të “frikshme”

PSG fikson çmimin për Kylian Mbappe, bëhet fjalë për

Mesa duket në klubin parizien të PSG kanë nisur të mësohen me idenë që Kylian Mbappe mund të largohet dhe në skuadër mund të bëjnë edhe pa yllin francez.

Pas vendimit të sulmuesit për të mos e rinovuar kontratën, Al Khelaifi ka vendosur ta nxjerrë në shitje por me një çmim shumë të kripur. Për talentin e skuadrës, manjati nga Katari kërkon plot 200 milionë euro.

Real Madrid po reflekton por ndoshta mund të mos e bëje hapin e amdh duke e ditur që vitin e ardhshëm Mbappe largohet pa asnjë qindarkë dhe në këtë mënyrë kursen 200 milionë, një pjesë të të cilave mund t’ia japë pikërisht lojtarit në pagën faraonike që mund t’i propozojë. Këtë politikë Real Madrid e ka ndjekur edhe me Toni Kroos apo David Alaba.

EMISIONET