Pronari i ri i Chelsea-t, në fëmijëri ka qenë një...mundës

Tashmë që ka hyrë në botën e futbollit europian, presidenti i ardhshëm i Chelseat, Todd Boehly ka ngjallur interes për të shkuarën , pasurinë dhe bizneset që zotëron në SHBA. Njeriu që bashkë me disa biznesmenë të tjerë bleu blutë e Londrës për 5 miliardë dollarë, ka pasur një fëmijëri interesante.

Ai ka qënë i dhënë pas sportit por shumë larg futbollit. Siç e tregojnë edhe disa foto të vjetra, Boehly ka qenë mundës në adoleshencë. Miliarderi 46-vjeçar ka mbaruar një shkollë private normale në shtetin e Meryland ku palestra sot mban emrin e tij.

Në librin e kujtimeve të shkollës, ai ka lënë një shënim interesant ku theksonte se në të ardhmen do të ishte një nga liderët e SHBA-së, ndërsa ka qenë shumë aktiv edhe në ekipin e bejsbollit të shkollës.

Mesa duket parashikimet e Boehly kanë dalë madje ai i ka tejkaluar të gjitha parashikimet pasi përveçse një lider në SHBA, po përgatitet të drejtojë një nga klubet më të suksesshëm të Europës pas blerjes më të shtrenjtë të një klubi në historinë e sportit botëror.

