PROFILET/ Ngritën flamurin kuqezi në Paris, kush janë dy mundësit që fituan medaljet e para për Shqipërinë në Lojërat Olimpike?

PROFILET/ Ngritën flamurin kuqezi në Paris, kush janë dy

Shqipëria shkroi historinë teksa në Lojërat Olimpike të Parisit, arriti të koleksionojë dy medaljet e para. Chermen Valiev dhe Islam Dudaev janë futur në histori si medalistët e parë për Shqipërinë në Lojërat Olimpike.

Por kush janë dy kampionët e mundjes së stilit të lirë që po shkëlqejnë me flamurin kuqezi dhe cilët janë profilet e tyre?

Valiev, 25 vjeç nga Osetia Veriore, vetëm pak muaj më parë u pajis me pasaportë shqiptare, duke i mbyllur procedurat në kohë rekord, për të siguruar në limite edhe kualifikimin për në “Paris 2024” në turneun botëror që u mbajt në Turqi.

Para se të vishej kuqezi, Valiev ka përfaqësuar Rusinë, ndërsa rezultatet e tij më të mëdha kanë qenë tituj kampionë Bote dhe Europe për moshat U-23.

Për sa i përket Islam Dudaevit, ai është pjesë e Shqipërisë që prej vitit 2022, i veshur kuqezi njëkohësisht me Zelimkhan Abakarovin.

Dudaev, 29 vjeç, ka lindur në Dagestan, ndërsa para se të konkurronte me Shqipërinë, arritjet e tij më të mëdha me Rusinë janë dy medalje bronzi në Botërorin U-23.

Me flamurin kuqezi sukseset kanë qenë më të shumta, pasi Dudaev është shpallur kampion i Europës gjatë këtij viti, ndërsa ka fituar medalje bronzi në Europianin 2022 dhe në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Gjithashtu regjistron suksese të ndryshme në turnetë ndërkombëtarë “Grand Prix”.

EMISIONET