Presidenti i Interit premton premio 1.5 milione euro nëse fitojnë Superkupën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2024, 20:03

Interi mbërriti mbrëmë në Riad dhe po përgatitet për ndeshjen e parë të Superkupës kundër Lazios, në këtë format të ri Italinë.
Klubi dhe presidenti Zhang nga Kina po shtyjnë me premio, vetëm për të rritur vlerën e një titulli sportiv që Interi kërkon të marrë për të tretin vit radhazi.
Në lojë janë 8 milionë euro, ky është çmimi për skuadrën që fiton Superkupën në Riad. Presidenti Steven Zhang ka vendosur në rast se e fiton, të ndajë pak më shumë se një të pestën e saj për ekipin: rreth 1.5 milionë.


