Premier League/ Chelsea fiton ndaj Burnleyt, minuta edhe për Brojën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2025, 16:23

Chelsea fitoi 0-2 ndaj Burnley në ndeshjen e Premier League.
Takimi u zhbllokua në minutën e 37-të, atëherë kur Gittens krosoi për Neton, me sulmuesin portugez që u tregua i saktë dhe shënoi me kokë.
Blutë e Londrës dominuan edhe në pjesën e dytë, por hasën vështirësi në zonën kundërshtare.
Broja, i cili nisi sfidën nga stoli, u aktivizua në minutën e 72-të në vend të Flemming, por nuk arriti dot të lërë gjurmë ndaj ish-skuadrës së tij.
Chelsea gjeti golin e sigurisë me Enzo Fernandez në fund.

