Prapaskena, Chelsea refuzoi Lewandowskin për 80 mln Euro, Tuchel donte vetëm Lukakun

Prapaskena, Chelsea refuzoi Lewandowskin për 80 mln Euro, Tuchel donte

Chelsea kërkonte një numër 9 me çdo kusht dhe pas fitimit të Champions League, Abramovich donte të plotësonte dëshirën e trajnerit gjerman dhe vendosi të blinte Lukakun.

Por, "Bild", ka zbuluar një prapaskenë të merkatos, sipas të cilês, Robert Lewandowski i është ofruar Chelseat pérpara se ata të blinin bomberin belg nga Interi dhe klubi anglez e refuzoi edhe pse lojtari do të kushtonte më pak, 80 mln euro nga 115 që pagoi për Romelun.

Një arsye që shtyu drejtuesit e Chelsea për ta refuzuar Lewandowskin ishte mosha, 32 vjec teksa Lukaku 28 vjec dhe që e njeh shumë mirë kampionatin anglez, edhe pse ishte më shtrenjtë, 35 mln euro më shumë se lojtari i Bayernit.

Fakti që Bayerni ishte gati ta shiste Lewandowskin për 80 mln Euro konfirmon zërat se polaku është në shitje dhe se largimi i tij ishte në planet e bavarezëve teksa menjëherë ata do të hidheshin në sulm për Erling Haaland.

 

EMISIONET