Portugalia në fushë, Ronaldo: Ankth para ndeshjes së parë, më vjen mirë…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Qershor 2024, 19:52
Duke folur në konferencën për shtyp, qendërsulmuesi i kombëtares portugeze, Cristiano Ronaldo dha mendimin e tij para ndeshjes ndaj Çekisë në Euro 2024.
“Ankthi është gjithmonë aty, sidomos një ditë para ndeshjes. Më vjen mirë që e dëgjoj përsëri. Kur nuk ndodh, do të thotë se është më mirë të heqësh dorë dhe të ndalosh” – tha CR7.