Policia identifikon tifozët që ngacmuan seksualisht gazetaren gjatë transmetimit live

Policia ka arritur të identifikojë tifozët të cilët ngacmuan seksualisht gazetaren Greta Beccaglia gjatë raportimit pas ndeshjes Empoli-Fiorentina. Ngjarja u shënua më 27 nëntor, dhe gazetarja u ngacmua seksualisht gjatë raportimit live jo një herë por dy herë.
Policia e komisariatit Empoli kanë verifikuar pamjet që kamerat kanë filmuar dhe kanë arritur të identifikojnë autorët. Ndërkohë që gazetarja ka bërë dhe një denoncim. Falë denoncimit policia do të identifikojë të gjithë ata që ngacmuan seksualisht gazetarën edhe jashtë stadiumit Castellani.
Ajo ishte në transmetim direkt duke marrë intervistat për derbin që u mbyll me fitoren e Empolit dhe dy tifozë njëri hapur pa e prishur qetësinë e kap nga të pasmet ndërsa tjetri pak sekonda më pas bën të njëjtën gjë. Ndiqni videon për më shumë.
Në Itali, në Serinë A të gjithë lojtarët por edhe arbitrat ishin sensibilizuar me nismën kundër dhunës dhe ngacmimin të femrave teksa në fushë zbritën të gjithë me një shirit të kuq në fytyrë që simbolizon edhe këtë lëvizje.

