Pogba milioner edhe në Torino. Juve i premton pagën rekord në Serie A

Pogba milioner edhe në Torino. Juve i premton pagën rekord në

Mesfushori francez Paul Pogba do të rikthehet te Juventusi menjëherë pasi të përfundojë kontrata në datën 1 qershor.

Reali është tërhequr nga bisedimet dhe bardhezinjtë kanë përfituar duke e transferuar lojtarin pa paguar asnjë qindarkë. Zonja e vjetër i ka ofruar kontratën rekord për Serie A.

Pogba do të përfitoje 7.5 milionë në sezon me bonuset që mund ta çojnë deri në 10 milionë.

Kontrata do të jetë 3-vjeçare ndërsa Pogba është gati të riveshë fanellën bardhezi pas 5 viteve gri në Manchester. 

EMISIONET