Përmbysje heroike, Milani në krye pas fitores drithëruese 3-2 ndaj Veronës

Milani arrin një fitore drithëruese dhe me karakter që i jep kryesimin për 24 orë në pritje të Napolit.
Kuqezinjtë në emergjencë mes covidit dhe dëmtimeve arrijnë të marrin maksimumin ndaj Veronës në "San Siro" duke triumfuar 3-2.
Në një pjesë të parë shokuese për vendasit që u gjendën në disavantazh prej 2 golash pas rrjetave të Caprari dhe Barak, Milani gjen forcën për të reaguar.
Në 59' ishte Giroud që arrin té shkurtojë diferencën e më pas Kessie me penallti barazon duke bërë dhe paqe me tifozët.
Për t'i ekzaltuar kêta të fundit ishte një autogol i Gunter në 78' që i dha avantazhin dhe fitoren 3-2 Milanit që bën një ndeshje karakteri përballë Veronës.
Për momentin, kuqezinjtë të parët në renditje në pritje të Napolit./Ora News/.


