Përmbysja e 'çmendur', Japonia fiton për herë të parë një ndeshje me Brazilin

Përmbysja e 'çmendur', Japonia fiton për herë

Në stadiumin e Tokios përfaqësuesja e Japonisë ka mundur Brazilin në një ndeshje ku janë shënuar plot pesë gola.

Ekipi mik mbylli pjesën e parë në avantazh të dy golave.

Për formacionin e Carlo Ancelotti-t autorët e dy golave ishin Paulo Henrique dhe Gabriel Martinelli.

Në fraksionin e dytë nisi edhe përmbysja e madhe falë golit të shënuar në të 52’ nga Takumi Minamino.

Nëntë minuta më vonë Nakamura shënoi golin e barazimit, por skuadra aziatike nuk u mjaftua me aq duke gjetur edhe të tretin me UEDA (71’).

Ky triumf i Japonisë ishte historik pasi në 14 precedentët që kishte me pesë herë kampionët e botës nuk kishte mundur që të merrte asnjë fitore.

EMISIONET