Përfundon ëndrra kuqezi, Milani mundet nga Liverpool. Atletico kalon me dhunë (Video)

Përfundon ëndrra kuqezi, Milani mundet nga Liverpool. Atletico kalon

Milani dështon misionin për të kaluar në fazën tjetër të Champions League. Në “San Siro” në ndeshjen e fundit të Grupit B, kuqezinjtë luajtën përballë Liverpool që ishte plot me rezerva por anglezët treguan edhe njëherë se janë nivel tjetër duke fituar 2-1.

Ishte Tomori që ngriti ëndrrën e kualifikimit me një gol në 29’ për kuqezinjtë por Salah barazoi në 36’ ndërsa Origi shënoi në pjesën e dytë në 55’ golin e nokautit. Me këtë humbje Milani renditet e fundit dhe eliminohet plotësisht nga Europa.

Më tej kualifikohet Atl. Madrid që pati një betejë të vërtetë në Oporto ndaj Portos dhe ku sfida përfundoi 3-1 por me shumë përplasje. Pas një pjese të parë me shumë polemika e dyta shpërtheu në kartona dhe në gola.

Griezmann shënoi në 56’ teksa Carrasco la me të 10 lojtarë Atleticon por në 70’ ndodh një sherr i madh në fushë ku edhe Wendel del me të kuq për vendasit duke bërë ndeshjen të hapur. Correa e De Paul shënojnë duke vulosur kualifikimin ndërsa në shtesë Oliveira realizoi golin e nderit për Porton që shkon kështu në Europa League./Ora News/.

EMISIONET