Për*dhunuesi i shqiptares mbetet në burg/ Refuzohet kërkesa e Robinhos për liri
Gjykata e Lartë Federale e Brazilit këtë të premte kërkoi ‘habeas corpus’ nga Robinho, që në thelb do të nënkuptonte lirimin nga burgu të ish-ndërkombëtarit brazilian.
Ish-futbollisti i Milanit, është burgosur në Tremembé, në brendësi të shtetit të Sao Paulos, që nga 21 marsi 2024, pasi ishte dënuar me 9 vite për përdhunim kolektiv të një emigranteje shqiptare në vitin 2013, kur ai luante për kuqezinjtë.
Thënë kështu, përfaqësuesit e brazilianit konsideruan se ai duhet të lirohet derisa Gjykata e Lartë të marrë një vendim në lidhje me ankesën e paraqitur nga Robinho.
Gjyqtari Luis Fux, megjithatë, e arsyetoi vendimin me argumentin se “nuk vihet re asnjë shkelje e normave kushtetuese”, dhe seanca u pezullua menjëherë për një kohë të pacaktuar.