Pë*rdhunoi një shqiptare, gjykata lë në fuqi dënimin me 9 vite burg Robinhon

Pë*rdhunoi një shqiptare, gjykata lë në fuqi dënimin me

Një gjykatë braziliane ka lënë në fuqi një dënim nga një gjykatë italiane për një rast abuzimi seksual që përfshin ish-sulmuesin brazilian, Robinho. Sipas vendimit, Robinho duhet të vuajë një dënim me nëntë vite burg në Brazil.

Në veçanti, Gjykata e Lartë e Drejtësisë së Brazilit vendosi me shumicë votash që vendimi i gjykatës italiane të jetë i vlefshëm edhe në Brazil.

Kujtohet se në vitin 2017, një gjykatë në Milano shpalli fajtor Robinhon dhe pesë të tjerë për përdhunimin në grup të një gruaje shqiptare në vitin 2013.

Italia kërkoi vitin e kaluar që Robinho të vuante dënimin me burg në shtetin e tij. Megjithatë, Robinho i mohon akuzat dhe shprehet se është dënuar padrejtësisht për diçka që nuk ka ndodhur.

EMISIONET