Përballemi për herë të parë, Kombëtarja mëson rivalin për miqësoren e shtatorit

Përballemi për herë të parë, Kombëtarja mëson

Shqipëria do të zhvillojë ndeshje miqësore me Gjibraltarin në shtator. Për kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo kjo do të jetë transfertë.

Gazetari Kristi Sejatllari mëson se kjo ndeshje pritet të luhet më 4 ose 5 shtator, pikërisht përpara ndeshjes me Letoninë.

Ndaj këtyre të fundit ndeshja do të jetë në “Air Albania”, për kualifikueset e Botërorit 2026.

Do të jetë për herë të parë në histori, që Shqipëria dhe Gjibraltari do të përballen bashkë.

Për nëntorin e vitit 2020 ishte programuar një ndeshje Shqipëri-Gjibraltar në “Elbasan Arena”, por që u anulua më pas për shkak të masave gjatë pandemisë COVID-19.

EMISIONET