Paul Pogba trondit futbollin italian, rrezikon karriërën pasi rezulton pozitiv me doping

Paul Pogba trondit futbollin italian, rrezikon karriërën pasi rezulton
Mesfushori i Juventusit dhe Francës, Paul Pogba ka rezultuar pozitiv me doping pas një analize rutinë. Substanca e zbuluar në gjakun e francezit pas testit të kryer në ndeshjen me Udinesen, është testosteron.

Ky lajm shokon botën bardhezi dhe vetë lojtarin që pas disa viteve në bokse për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme, mund të mbyllë përfundimisht edhe karrierën pasi në raste të tilla pezullimi është shumë i gjatë.

Në rast se konfirmohet substanca e ndaluar atëherë ai rrezikon deri në 4 vite pezullim nga çdo aktivitet dhe mund të kthehet në fushë në moshën 34-vjeçare.

Tani lojtari ka të drejtë të kërkojë kund-analizat për të nisur betejën e tij ligjore por gjasat që të jetë bërë një gabim, janë shumë të vogla. Rasti i fundit me doping në Serie A daton në vitin 2022 nga mbrojtësi i Atalantës, Palomino ndërsa po te Juventusi, në vitin 2001 Edgar Davids rezultoi pozitiv me nandrolon.    

EMISIONET