Pas divorcit nga Totti, Ilary Blasi gjen ngushëllim te miku i familjes

Pas divorcit nga Totti, Ilary Blasi gjen ngushëllim te miku i familjes

“Ku ka zë nuk është pa gjë”. Shprehje që gjen plotësisht vend në rastin e ish-bashkëshortes së Francesco Totti-t, Ilary Blasi e cila duket se ka gjetur ngushëllim te një mik i vjetër pas divorcit të dhimbshëm me kapitenin roman.

Bëhet fjalë për Cristiano Iovinon, me të cilin është afruar shumë gjatë javëve të fundit për të kaluar disi dhimbjen e madhe të largimit nga njeriu me të cilin ka ndarë çdo gjë në 20 vitet e fundit.

Iovino, një emër i njohur në kryqytet. Trajneri fitnesi dhe PR me emër në Romë, ka pasur një marrëdhëniet të mirë edhe me vetë Tottin në të shkuarën por tashmë duket se mes tij dhe biondes së Mediaset ka më shumë gjëra të përbashkëta se vitet e shkuara.

Pas divorcit nga Totti, Ilary Blasi gjen ngushëllim te miku i familjes

“Ai po e ngushëllon Blasin në mënyrë miqësore”, shkruan revista “Chi” që shton se në të shkuarën Iovino ka pasur histori të shkurtra me bukuroshet e ekranit, Sabrina Ghio dhe Giulia De Lellis.

 

 

EMISIONET